Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

КОS/ KOSOVA E MAQEDONIA DO TË PËRFITOJNË NGA FONDET IPA

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 22-03-2014 Back


 

www.yllpress.com Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria
 e Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Kosovës do të fillojnë procesin e përgatitjes së
 dokumentit programor për bashkëpunim ndërkufitar për periudhën 2014-2020, me qëllim që
 të sigurohet njohje më e gjerë e shfrytëzuesve potenciale dhe palëve të interesuara. Prezantim
 i projekt-dokumentit programor do të mbahet sot.

 Projekt programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës është
 dokumenti i dytë programor, i cili zhvillohej në bazë të përvojave të mbledhura nga programi
 për bashkëpunim për periudhën 2010-2013.

 IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga BE, dhe që ka për synim të ndihmojë vendet
 që janë në procesin e anëtarësimit në BE. IPA është krijuar në vitin 2007.

Ndihma ofrohet në kuadër të dokumenteve të cilat rregullojnë marrëdhëniet e një vendi me Komisionin Europian, kryesisht Partneriteteve Europiane për vendet kandidate potenciale dhe Partneriteteve të Anëtarësimit për vendet kandidate.

Në vendet të cilat përfitojnë nga IPA bëjnë pjesë shtetet e ish-Jugosllavisë, duke përjashtuar Slloveninë e cila tashmë është pjesëtare e BE-së.

Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Back