Innovation in Research Excellence in Management & Development Work
   EN   MK

ALB/ PREZANTIM I PROJEKT PROGRAMIT IPA PËR BASHKËPUNIM TEJKUFITAR NDËRMJET MAQEDONISË DHE SHQIPËRISË

Skip Navigation LinksHome - News
Published on: 14-03-2014 Back


 

www.idividi.com.mk Në Strugë sot do të mbahet prezantimi dhe punëtoria konsultative për
 Projekt Programin IPA për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë për
 periudhën 2014 - 2020.

 Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë në partneritet me Ministrinë e Integrimeve
 Evropiane të Shqipërisë, në korrik të vitit të kaluar filluan përgatitjen e dokumentit programor
 për bashkëpunim tejkufitar për gjashtë vitet e ardhshme. Aktivitetet, që janë në fazë
 përfundimtare, po zbatohen me mbështetje të projektit rajonal CBIB+, financuar nga Komisioni
 evropian, ndërkaq impleementuar nga GIZ.

 Projekt Programi IPA për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë është
 dokumenti i dytë programor, që përgatitet në bazë të përvojave të grumbulluara nga programi
 për bashkëpunim për periudhën e viteve 2007 - 2013, analizë dhe shqyrtim i nevojave për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve në rajonin tejkufitar, dobësitë e shqyrtuara, por edhe rekomandimet për zhvillim t. programit të siguruar nga KE-ja.

Lexoni lajmin e plotë
këtu

 

Back